Policia gjermane ka vënë në pranga 2 të rinj shqiptarë pasi u kapën me 2.4 kile kokainë dhe 57 mijë euro kesh.
Identiteti i shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur, por mësohet se të rinjtë janë përkatësisht 21 dhe 29 vjeç.
Fillimishtb u arrestua 29-vjeçari me 500 gramë kokainë dhe gjatë kontrollit në banesë policia ka sekuestruar edhe 1.9 kile kokainë që nëse do të shitej do të kapte vlerën 120 mijë euro.