Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kapen me armë dhe drogë, arrestohen 3 fierakët

Shkruar nga Newsbomb

Fizalizohet operacioni i policisë i koduar “Speed” dhe vihen në pranga 3 persona.

Policia e Fierit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 81 doza kanabis sativa, një pistoletë model 53 dhe një krëhër me 7 fishekë. Poseduesit e tyre ishin shtetasit :Ylli Tota,  Fatos Kollogjeri dhe Blerim Cani të cilët janë arrestuar nga uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas punës së mirëorganizuar nga Specialistët e Sektorit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacioni antidrogë i koduar "SPEED". Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: 1.Fatos Kollogjeri, 21vjeç, banues në Elbasan. 2.Ylli Tota, 22 vjeç, banues në Tiranë. 3.Blerim Cani, 23 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur "Autogrili" në fshatin Poçem, Mallakastër, u kapën në flagrancë me 76 doza lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa të cilat iu gjetën shtetasit Fatos Kollogjeri, një pistoletë tip TT model 56 me një krehër me 7 fishekë iu gjetën shtetasit Ylli Tota (të cilat dyshohet se do i shisnin), dhe nga kontrolli i banesës së shtetasit Blerim Cani, u gjetën 5 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" , "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.