Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kapen mafiozët shqiptarë që terrorizuan Londrën (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Falë një operacioni të organizuar në mënyrë perfekte nga policia londineze është bërë e mundur kapja e tre shqiptarve që kërkoheshin për një kohë të gjatë në Birtani për shkak të problemeve që kishin shkaktuar në disa qytete të ndryshme.

Shqiptarët e arrsetuar  janë Ermal Tyto, Elton Kanani dhe Ari Kurdi dhe u dënuan nga gjykata angleze për një sërë veprash penale në momentin që u arrestuan nga ana e oficerëve policorë. Ata besohet se ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me lëndë narkotike por edhe më shfrytëzim prostitucioni. Elton Kanani u arrestua më datë 26 prill pasi policët kishin vënë re shkëmbime të drogës mes tij dhe Tytos në Grrenuei Close, numër 11.

Ndërsa,  Kurdi ishte bashkëpunëtor në rrjetin kriminal të shpërndarjes së drogës. Policia e ka ndaluar Kurdin dhe se e ka akuzuar atë për posedim të pasurisë kriminale dhe për posedim të drogës, pasi i janë gjetur lëndë narkotike dhe çanta, që e përdorte për transport. Edhe Kurdit iu gjetën 2 kilogramë kokainë. Ermal Tyto 28 vjeç u deklarua fajtor për dy akuza. Ai u shpall i fajshëm për posedimit të lëndës narkotike me qëllim furnizimit të pasurisë kriminale dhe për posedim të pasurisë kriminale. Tyto u dënua gjithsej me 9 vjet dhe katër muaj burg.

Kjo është vetëm një bandat shqiptare që vepron në Angli, që sipas policisë britanike në 5 vitet e fundit kanë ardhur duke shtuar dhe fuqizuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese