Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Kapen duke konsumuar drogë në lokal, policia arreston pesë persona në Tiranë: U gjetën jashtë orarit të lejuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2a3f470787a08e63ba068daf2ba4e9dd

Policia e Tiranës ishte duke kontrolluar lokalet në kryeqytet për respektimin e masave të pandemisë, por ka zbuluar disa persona që konsumonin drogë.

Sipas njoftimit të policisë, administratori i lokalit e kishte përshtatur ambientin për konsumimin e drogës, ndërsa gjatë aksionit janë shoqëruar edhe katër klientë.

Efektivët sekuestruan kanabis, kokainë dhe një peshore elektronike.

Njoftimi i plotë:

U konstatuan jashtë orarit të lejuar në ambientet e lokalit që e kishin përshtatur për përdorim droge, vihen në pranga 5 shtetas. 

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë e kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Punonjësit e Policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një lokal që qëndronte i hapur jashtë fashës orare, në kundërshtim me masat anticovid, ishte përshtatur për shitje dhe konsumin të lëndëve narkotike kokainë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtij subjekti. 

Gjatë kontrollit në subjektin që administrohej nga shtetasi M. I. u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë administratori i lokalit, shtetasi M. I., 36 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, dhe klientët që u gjetën në lokal, shtetasit R. I., 37 vjeç, P. S., 33 vjeç, M. S., 29 vjeç dhe L. I., 33 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img