Dy persona janë arrestuar nga policia e Podgoricës mbrëmjen e sotme, pasi u kapën me një sasi prej 65 kg kanabis.
Bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit A.D. 27 vjeç dhe I.D. 23 vjeç. Ata po udhëtonin me dy makina të ndryshme tip “Skoda” dhe “Renault”.
Të rinjtë u ndaluan në zonën e Tuzit ku pas kontrollit të mjeteve të tyre, iu gjetën dy çanta me kanabis, me një peshë prej 65 kg në total. Policia e Podgoricës bëri me dije se lënda narkotike është futur kontrabandë nga Shqipëria.