Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
35 %
8.2kmh
20 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

Kapen 60 kilogramë drogë në kontejnerin me banane, arrestohet shqiptari në Itali

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 60 kilogramë kokainë. Sasia e drogës u gjet në kontejnerin me babane, i cili mbërriti në Vado Ligure dhe thuhet se kishte ardhur nga Ekuadori.

Ngarkesa me drogë siç thuhet në një njoftim për shtyp u gjet pas kontrollit të kujdesshëm të kontejnerit dhe hetimeve të menjëhershme të kryera nga ushtarët e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare Savona dhe Grupi Savona i Gardës së Financës.

Arrestimi i shqiptarit u bë pasi ky i fundit hyri fshehurazi në zonën protuale të Vado Ligue, dhe u kap në konkejner pasi kishte qëllim rikuperimin e drogës së fshehur.

Burri, një 37-vjeçar, banues në Milano, u bllokua menjëherë nga financuesit dhe u arrestua me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, më pas u transferua në burgun e Genoa Marassi. Droga, rreth 60 kilogramë kokainë, e ndarë në 50 pako, u sekuestrua dhe u vendos në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Në momentin e arrestimit, shtetasi shqiptar dispononte një armë zjarri 13 fishekë , e cila u konstatua e vjedhur, një radio me dy drejtime dhe mjete të tjera të përshtatshme për hapjen me forcë të kontejnerit.

Po vijojnë hetimet e mëtejshme për identifikimin e marrësve të ngarkesës gjigante të drogës, e cila, e vendosur në tregun me pakicë, shkonte me vlerë mbi 5 milionë euro.

 

Më shumë