
Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi në një kasolle të ngritur prej tij u kapën 271 kg drogë.
Mediat greke raportojnë se operacioni i policisë ëhstë zhvilluar në zonën e Grevena, aty ku 32 vjeçari shqiptar kishte ngritur kasollen ku mbante sasinë e drogës të ndarë në 256 pako të mbështjella me natriban.
Në kasollen e krijuar prej shqiptarit u gjetën dhe 3 telefona celularë dhe një thikë 20 cm.
Policia greke dyshon se droga e ka prejardhjen nga Shqipëria, ndërkohë pas arrestimit të 32 vjeçarit vazhdojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e trafikimit të drogës.