Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kapen 2.5 tonë drogë në jahtin luksoz, “shkatërrohet” grupi kriminal në Spanjë, në pranga edhe një shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Kapen 2.5 tonë drogë në jahtin luksoz,

Një sasi e madhe drogë është sekuestruar ditën e sotme në një jaht luksoz nga policia spanjolle në Alicante.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë tre persona, që akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në jaht u gjetën 2.400 kg hashash. Kanabisi ishte i fsheur në fuçi plastike me naftë, ndërsa një pjesë ishte e paketuar në disa thasë. Gjithsej u sekuestrua 2.5 tonë drogë.

Sipas Guarda Civili, ekziston një rrjet i madh që trafikon lëndë narkotike në Alicante dhe Murcia. Më herët policia ka arrestuar gjashtë anëtarë të kësaj bande nga mosha 25 deri në 69 vjeç, mes tyre edhe një shqiptar, njoftimi për operacionin e zhvilluar është dhënë sot.

Tre nga anëtarët, përfshirë kreun e organizatës, janë dënuar me burg ndërsa tre të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese