Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kapen 1.7 tonë kokainë në portin e Valencias, arrestohet shqiptari: I trajnuar ushtarakisht (PAMJE NGA OPERACIONI)

Shkruar nga Newsbomb

Zyrtarët e Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore, në një operacion të përbashkët me Policinë Kombëtarë, kanë arritur të godasin një tjetër grup kriminal dhe sekeustruar një sasi të konsiderueshme kokaine.

Sipas mediave vendase mësohet se pas shtatë inspektimeve në Portin e Valencias, u bë e mundur sekuestrimi i më shumë se 1.7 tonë kokainë e cila ishte fshehur në një kontejner me fruta deti nga Ekuadori në mënyra të ndryshme. Droga ishte fshehur në vrima në frigoriferin e kontejnerëve, duke projektuar dysheme false mbi to ose trarë me zgavra brenda për të vendosur lëndën narkotike. Gjithashtu është bërë i mundur edhe arrestimi i një prej pjesëtarëve, i cili ka rezultuar të jetë shqiptar.

Sipas një deklarat të bërë nga Agjencia Tatimore dhe Policisë Kombëtare, i arrestuari kishte ardhur nga Shqipëria për të mbikqyrur transaksionin dhe ishte një person me njohuri të larta operacionale si dhe i trajnuar ushtarakisht. Operacioni ka qenë i përbërë nga faza të ndryshme, të cilat kanë bërë të mundur përcaktimin e metodave të ndryshme që karteli ballkanin përdorte për të fshehur drogën.

https://www.youtube.com/watch?v=ZvTGjwngNX8

Hetimi nisi kur agjentët mësuan se rrjeti kriminal mund të improtonte çdo javë kontejnerë detare më fruta nga Ekuadori, të cilat sipas autoriteteve fshihnin sasi të konsiderueshme droge. Agjentët zbuluan se organizata kriminale përdorte metoda të ndryshme për të futur drogën në Spanjë. Mediat e huaja bëjnë me dije se qershorin e kaluar ky rrjet kriminal tentoi të fuste një sasi të konsiderueshme kokaine që fshihej në dhomat frigoriferike dhe u sekuestruan 45 kilogramë kokainë në total si dhe u arrestua anëtari i organizatës. Gjithashtu u sekuestruan tre aparate celulare dhe materiale të ndryshma për nxjerrjen e drogës nga kontejnerët. Në fazën e dytë të operacionit, u kryen kontrolle të ndryshme në kontejnerë që kishin mbërritur në portin e Valencias dhe u gjetën sërish dy kontejnerë që fshihnin nga 44 dhe 46 kilogramë drogë, secila.

Gjithashtu, u gjet një kontejner i tretë me strukturë të sofistikuar të fshiheshin 200 kilogramë kokainë në dyhemenë e saj. Më pas, në fazën e tretë të këtij operacioni u zbulua se si organizata kriminale po tentonte të fuste drogë në trarët e dyshemesë së një kontejneri, ku u sekuestruan gjithsej 550 kilogramë lëndë narkotike.  Në muajin korrik, që përkon edhe me fazën e katërt të oepracionit, u zbuluan dy kontejnerë të rinj të cilët ishin fshehur në dysheme dhe u sekuestruan 831 kilogramë kokainë.

Pamje nga operacioni Pamje nga operacioni

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese