Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e dy deputeteve demokrate. Pas tensioneve që krijuan ditën e djeshme në seancën plenare, socialistët kanë kërkuar përjashtimin e Albana Vokshit dhe Elda Hotit.
Mësohet se Sekretariati i Etikës mblidhet në orën 15:00 për të vendosur lidhur me këtë këresë të socialisteëve ndaj dy deputeteve demokrate.
Momenti kur Elda Hoti i heq mikrofonin Agalliut
Mes tensioneve, zhurmës se bilbilave dhe bllokimit të foltores edhe seanca e djeshme plenare u mbyll për 15 minuta e 53 sekonda. Kaosi i krijuar nga opozita nuk lejoi zhvillimin e seancës në kushte normale. Albana Vokshi u pa me pankarta në duar teksa qëndronte në foltoren e Kuvendit, ndërsa depuetja tjetër Elda Hodi i hoqi mikrofonin kolegut Arbri Agalliu.
Nën zhurmën e bilbilave mazhoranca miratoi ligjin për lojërat e fatit. Ligji për ‘Bastet’ online u miratua me 72 vota pro dhe 2 abstenim. Dy deputetët që abstenuan ishin Fatmir Xhafa dhe Erion Braçe.