
Përjashtimet nga seancat plenare nuk kanë të sosur. Për shkak të kaosit që krijuan në seacën e fundit plenare janë përjashtuar deputetët Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Saimir Korreshi.
Komisioni i etikës ka cakuar 30 ditë për Nokën, 20 për Nallbatin dhe 5 ditë për Korreshin. Kujtojmë se në seancën e të hënës deputetët e opozitës frynë bilbilat dhe bllokuan foltoren. Madje në një moment deputeti Noka shtyu me grusht punonjësin e gardës, pasi nuk e lejoi të fliste nga vendi deputetin e PS-së, Vullnet Sinajn duke i vendosur zhurmues tek mikrofoni. Për këtë arsye ndaj tij u dha edhe masa më e rëndë.
Ishin deputetët e Partisë Socialiste ata që kërkuan të merrej masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës.