Hapësire reklamuese

Politikë

Tensionet në Kuvend/ PS ndryshon rregulloren, deputetët rrezikojnë 60 ditë përjashtim

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet në Kuvend/ PS ndryshon rregulloren, deputetët

Projekt buxheti më i rëndësishëm, i cili përcakton ndarjen e fondeve për vitin e ardhshëm u miratuar sot në kohë rekord në Kuvendin e Shqipërisë.

Buxheti 2024 u miratua sot në Kvend për tetë minuta mes tymit dhe kapsollave, “falë” aksionit të opozitës, e cila javët e fundit ka shkaktuar rrëmujë në kuvedn duke penguar mbarëvajtjen normale të seancave penale.

Ndërkaq gjatë seancës që zgjati vetëm tetë minuta, mazhoranca përveç miratimit të buxhetit dhe Paketës Fiskale, miratoi me procedurë të përshpejtuar ndryshimin e Rregullores së Kuvendit.

Ndryshimi i Rregullores parashikon ashpërsim të masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet në Kuvend. Sipas rregullores aktuale një deputet mund të përjashtohet nga seanca plenare për 10 ditë maksimumi, por me ndryshimin në rregullore sipas kërkesës së Partisë Socialiste pritet që ky dënim të bëhet deri në 60 ditë.

Jo më larg se dje, gjashtë deputetë të opozitës, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshit, Elda Hoti dhe Edi Paloka u përjashtuan nga Komisioni i Etikës me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të tensioneve, zjarrit dhe kaosit që shkaktuan në seancën e shkuar plenare.

Në këtë projekt-rregullore që pritet të miratohet nga Kuvendi vetëm më votat e PS, deputetet rrezikojnë dënime të forta për rastet e ndezjes së tymueseve, apo të përplasjes fizike me gardistët. ” Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet:

1. a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;

2. b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

3. c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”

4. Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.

5. Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit”, thuhet ne drafin e depozituar nga PS.

Ndryshimi i Rregullores

Neni 1

1. Titulli i nenit 65/1 riformulohet: “Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” deri në 10 ditë, 30 ditë, apo 60 ditë”.

2. Në nenin 65/1 shtohen pikat 6, 7 dhe 8 me këtë përmbajtje: “6. Masa disiplinore“ përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 30 ditë” jepet në rastet: a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.

b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.

3. c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.”

“7. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë

jepet në rastet :

1. a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;

2. b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

3. c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”

4. Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.

5. Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit.

Neni 2

Neni 65/2 pikat 1, 4 dhe 5 dhe riformulohen me këtë përmbajtje:

1. “1. Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” jepet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Mbledhja e Sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës.”

1. “5. Vendimi i dhënë për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronjat “a” dhe b”, piken 6 dhe 7 të neni 65/1, publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit. Për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronja “c”, të nenit 65/1 publikimi bëhet vetëm me pëlqimin e personit/viktimë e ngacmimit seksual.”

Neni 3

Në Nenin 65/3 bëhen ndryshimet si vijon:

1. Në pikën 4 pas fjalës pezullohet shtohet togëfjalshi “me vendim të ndërmjetëm të Byrosë së Kuvendit, deri në dhënien e vendimit përfundimtar”.

2. Pika 5 shfuqizohet.

II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese