Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës

Shkruar nga Newsbomb
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 4 deputetëve

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e katër deputetëve të opozitës, të cilët shkaktuan kaos në seancën e fundit në Kuvend. Bëhet me dije se PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës, Gazmend Bardhit, Bledion Nallbatit edhe Asllan Dogjanit.

Deputetët në fjalë në seancën e kaluar u futen më forcë në Kuvend, ndëra shkaktuan tensione dhe duke mos lejuar kolegët e mazhorancës që të mbanin fjalën.

Bardhi ishte i pari që u fut në Kuvend pas përplasjes me Gardën, ndërsa më pas arritën të futeshin dhe deputetët e tjerë. Me të hyrë në salllë Bardhi iu drejtua foltores çfarë bëri që në sallë të futej Garda.

Nga ana tjetër deputeti Asllan Dogjani teksa bërtiste mori librin e rregullores së Kuvendit dhe e hodhi drejt kryeministrit Edi Rama. Situata e tensionuar bëri që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla të mbyllte seancën pas 15 minutash që nga nisja.

Prej muajsh tani deputetët e opozitës janë duke shkatuar situata kaotike në Kuvend, ata janë shprehur se nuk do të lejojnë zhvillimin normal të seancave apo të komisioneve deri sa të pranohet kërkesa e tyre për Komisionet Hetimore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese