
Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore ndaj Sali Berishës dhe 5 deputetëve të tjerë të opozitës.
Konkretisht kërkon masë disiplinore ndaj Gazment Bardhit, Edi Palokës, Albana Vokshit dhe Elda Hotit. Mazhoranca kërkon përjashtimin me 10 ditë dhe vendimi pritet të merret nga Komisioni i Etikës në orën 16:00.
Kujtojmë se seanca plenare e të hënës zgjati vetëm 14 minuta dhe shkak u bënë deputetët e opozitës. Ata kanë shkaktuar kaos në Kuvend dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë deri në plotësimin e kushteve nga ana e mazhorancës.
Sapo kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nisi fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës nisën të hedhin tyumuese dhe të përplasin tavolinat me duar.
Deputeti, Flamur Noka, u përjashtua nga seanca parlamentare, pasi hodhi tymuese përpara foltores së Kuvendit, një përpjekje për të ndërprerë sencën plenare. Mw pas ndezi zjarr duke rrezikuar jetën e deputetëve dhe stafit.
Më herët deputetët e opozitës u përplasën edhe me Gardën. Në një moment Flamur Noka provokoi Gardën duke thënë se në xhep kishte flakadanë.
“Ik er pridhu mos mu afro. Ik er pridhu, do më tregosh ti mua,” dëgjohet t’i thotë Noka një prej gardistëve. Më pas Gazment Bardhi i del në mbrojtje duke “e urdhëruar” të mos e prek me dore kolegun e tij demokrat.
Nga ana tjetër Albana Vokshi akuzoi Gardën se i ka kontrolluar dhe çantën. “Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!”, tha ajo e revoltuar.