Hapësire reklamuese

Politikë

“Kaosi në Kuvend për të çmontuar partinë e Bashës",Topi: Rama e Berisha dy arkitektët

Shkruar nga Newsbomb
“Kaosi në Kuvend për të çmontuar partinë e

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur mbi zhvillimet dhe ngjarjet politike të ndodhur në vend ditët e fundit. I ftuar në Top News, ish-presidenti u ndal fillimisht në punimet e Kuvendit, aksioni opozitar që po mbahet nga “Rithemelimi” si dhe komisionet hetimore.

Sipas Topit, Kuvendi prej disa kohësh e ka humbur funksionin e tij, Komisionet Hetimore po ashtu nuk funksionojnë më, por ajo që ai tregon më shqetësuese është miratimi i ligjeve pa transparencë dhe me sekonda.

Për Topin problemi nis me përbërjen e parlamentit dhe nivelin e tyre, pasi shumica e deputetëve nuk janë të lexuar dhe as të shkolluar.

Kjo situatë përkeqësohet çdo ditë, atë ambient e njoh shumë mirë. Përbërja e parlamentit, niveli i tyre, një pjesë e mirë e tyre, në maxhorancë nuk përfaqësojnë asgjë. Nuk dua të bëhem cinik por më lejoni të flas hapur, një pjesë e tyre nuk janë të kultivuar në pjesën urbane, nuk janë të lexuar, nuk janë të shkolluar. Në rrjetën e dekriminalizmit kanë rënë shumë prej tyre dhe vazhdojnë të bien. I tillë është niveli i tyre.

Ai ambient nuk ofron asgjë dhe ky është një defekt strukturor i parlamentit, manifestohet defekti i madh i ligjit për të bërë formacione politike me firmën e kryetarit. Ne kemi deputet dhe grupe politike të klonuara, një dit të bukur do e shihni një deputet si kryetarin e tij.  Ky ambient ky mjedis, mënyra si po zhvillohet mua personalisht nuk më jep asnjë lloj shprese. Parlamenti nuk funksionon, komisionet nuk funksionojnë, ligjet miratohen me sekonda."

Ish-presidenti bën përgjegjës Kryeministrin Rama dhe liderin demokrat Berisha për këtë situatë duke i quajtur dy arkitektët që janë gati të bëjnë 2008 biss, që janë të dy në lojë njëri është jashtë, njëri në izolim në shtëpi.

“Dy janë arkitektët, që janë gati të bëjnë 2008 biss, i ke të dy në lojë njëri është jashtë, njëri në izolim në shtëpi, por janë aty. E kanë bërë çorap këtë histori. E kanë kiminë e komunimit e tyre që të rikthehen dhe të mbijetojnë dhe ta lënë Shqipërinë ta katandiset siç është katandisur.”- tha Topi.

Kur u pyet mbi rolin e presidentit, Topi tha institucioni i presidencës ka ndryshuar shumë, tani është një apendiks i maxhorancës. Ai shton se sot presidenti nuk zgjidhet më, por emërohet.

Unë besoj që institucioni i presidenti e ka një rol, por edhe funksioni i presidentit ka ndryshuar. Nuk e kam fjalën për zotin Begaj, flas për institucionin. Është një apendiks i maxhorancës, janë ato dy arkitektët që e kanë realizuar. Kanë menduar vetëm për fatin e tyre, sepse duke pasur një president me 71 vota, ato nuk bien asnjëherë në krizë në maxhorancë. Ju i keni presidencat me radhë, nuk ishte faji i tyre. Por i kësaj klauzole të ndryshimit të kushtetutës për zgjedhjen me 71 vota. Nuk është më zgjedhje, por një lloj emërimi”. - tha Topi ndër të tjera.

Ndërsa aksioni opozitar i Bardhi-Berisha, sipas Bamir Topit po bëhet për të çmontuar partinë e Bashës. Ai bën thirrje që Lulzim Basha të përfshihet në debatet politike.

 “Analiza ime bëhet në një drejtim tjetër, problemi nuk është te nevoja për të pasur një ligj të ri. Nevoja është për të zmontuar partinë e Bashës. Për mua që e njoh atë formacion politik, qëllimi nuk është për të bashkë drejtuar një komision, është çështje formale. Përderisa OSBE/ ODIHR thotë duhet të jenë të gjithë, bashkëkryetari këtu kërkohet për trofe. Qëllimi është zmotimi i partisë së Bashës, ky është qëllimi i Berishës. Sali Berisha sot paradoksalisht është shumë afër me Edi Ramën. A është e premte sot, e enjtja pre supozon natën e debateve politike në çdo emision, askush nuk mund të mohojë që një pjesë e mediave të mos jenë direkt të influencuera nga Edi Rama dhe Berisha. Si ka mundësi që në të gjitha emisionet nuk kishte një përfaqësues të PD nga Basha.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese