Hapësire reklamuese

Politikë

Kaosi në Kuvend në prani të diplomatëve, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Nokës

Shkruar nga Newsbomb
Kaosi në Kuvend në prani të diplomatëve, PS kërkon

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e dy deputetëve demokratë. Përmes një shkrese drejtuar Komisionit të Etikës socialistët kanë kërkuar përjashtimin e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës pas tensioneve të krijuara seancës e së hënës, ku njëjtë si dhe herët e kaluara ndezën zhurmuese duke pamundësuar zhvillimin normal të rendit të ditës.

Si pasojë e këtij kaosi të krijuar nga opozita presidenti Bajram Begaj, i cili ishte i pranishëm në sallën e Parlamentit, nuk mundi që të mbajë fjalën e tij.

Seanca e parë plenare e këtij sesioni të ri parlamentar për vitin 2024 zgjati vetëm 15 minuta dhe pas thirrjeve të vazhueshme të kryetares Lindita Nikolla, u mbyll. Ishte vendosur që presidenti Bajram Begaj t’i drejtohej popullit dhe vetë deputetëve, por dështoi për shkak të kaosit të opozitës.

Në sallë kanë qenë dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik, të cilët kanë ndjekur të gjithë situatën nga lozhat e sallës së Kuvendit të Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese