Hapësire reklamuese

Politikë

Kaosi në Kuvend, ironizon Braçe: Deputetët veshin brekët dhe i mbushin me flakadanë

Shkruar nga Newsbomb
Kaosi në Kuvend, ironizon Braçe: Deputetët veshin brekët

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me situatën kaotike që u shkaktua edhe sot më Kuvend, ku deputetët e opozitës ndezën flakadanë.

Braçe ironizon duke shkruan “deputetët veshën benevreke-pak të gjëra, i mbushin me kapsolla, flakadanë”. Ndër të tjera ai shkruan me ironi se kjo ëështë puna për të cilët deputetët paguhen.

Postimi i plotë i Erion Braçe:

ME KENI PYETUR SE CFARE PUNE BEJNE DEPUTETET;

JA KETE PUNE BEJNE:

Cohen ne mengjes, lahen-pastrohen, veshin breke,

veshin benevreke-pak te gjera, i mbushin me kapsolla, flakadane etj, veshin pantallonat, shkojne ne PARTI tek Mareshalli-raportojne, kontrollohen, vijne ne KUVEND-nuk kontrollohen poshte pantallonave, hyjne ne salle,

provokojne gjendjen histerie ne vete, ngrene pantallonat, nxjerrin benevreket, marrin kapsollat, marrin flakadanet, i ndezin, i hedhin, qeshin, qetesohen, shkojne ne PARTI, verifikohen, pas verifikimit levdohen, mburren, ikin ne restorant te hane, nuk jane rehat prej benevrekeve por hane-e meritojne, kthehen ne shtepi!

Kjo eshte puna dhe per kete paguhen!

VO: cdo perqasje ne video te ngjarjeve me personazhe reale, eshte e rastesishme!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese