Hapësire reklamuese


Politikë

Kaosi në Kuvend, Bardhi thirrje Nikollës: Hiq dorë nga arroganca

Shkruar nga Newsbomb
Kaosi në Kuvend, Bardhi thirrje Nikollës: Hiq dorë nga arroganca

Pas përfundimit të seancës plenare, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Dmokratike, Gazment Bardhi, i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës që të heqë dorë nga ato që ai i cilëson si veprime të paligjshme.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat,  Bardhi tha se edhe ditën e sotme opozita vijoi me aksionin e tyre për t’i treguar shqiptarëve se Kuvendi nuk funksionon normalisht.

Ndër të tjera, deputeti demokrat theksoi se ata do të vijojnë këtë aksion derisa kërkesat e tyre të përmbushem.

“Përsëri grupi parlamentar vijoi aksionin  për ti shpjeguar shqiptarëve që ky nuk është një parlament normal. Unë dua të apeloj edhe njëherë mazhorancën  kryetaren e kvendit që të rishohë pozicionin e saj së pari për kërkesat ligjitime të opozitës qoftë për reformën zgjedhore apo komisionet hetimroe dhe së dyti të heqë dorë nga arroganca dhe masat e përjashtimit të deputetëve që nuk kanë bërë asgjë. Unë jam përjashtuar se i kërkova llogari kryetares së kuvendit pse nuk po lejonte të futeshin deputetët.

Unë nuk dua të vendos afate ultimatume nuk është ky qëllimi jonë ne duam që parlamenti të jetë funksional por e bëjmë këtë betejë që ti kthejmë normalitetin parlamentit të Shqipërisë. Ne kemi 4 muaj që rrezistojmë dhe do vazhdojmë të rrezistojmë derisa kërkesat tona të përmbushen", tha Bardhi.

Ndër të tjera, ai sulmoi dhe deputetët e Lulzim Bashës duke thënë se i vjen keq që i janë bindur urdhërit të socialistëve, të cilët i kishin dërguar një mesazh ku dhe i kërkonin që të paraqiteshin këtë të enjte në sallën e Kuvendit në orën 09:00.

“Grupi parlamentar i PS kishte shpërndarë një SMS që deputetët e mazhorancës duhet të paraqiteshin në Kuvend në orën 09:00. Ndjej keqardhje që disa deputetë me mandat opozitar i janë përgjigjur këtij urdhri të grupit parlamentar të maxhorancës”, tha Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese