Kaos në të gjithë territorin e vendit. Prej dy orësh, në zyrat e gjendjes civile nuk punohet, duke i lënë qytetarët në pritje të gjata.
Shkak për këtë situatë kaotike është bërë rënia e sistemit, ndërkohë që autoritetet kanë nisur të marrin masat për rikthimin e sistemit në punë dhe rinisjen e shërbimit.
Kjo situatë është përsëritur edhe pak javë më parë, por defekti u riparua brenda disa orësh.