Zjarret po përhapen në perëndim të Shteteve të Bashkuara ndërsa rajoni është goditur nga një valë e nxehtësisë që ka sjellë temperatura rekord në disa zona.
Qytetarëve në vendet ku ka rënë zjarri u është kërkuar që të evakuohen, ndërsa zjarrëfikësit luftojnë me flakët për të bërë të mundur shuarjen e tyre.
Ndërkohë në Las Vegas, Nevada, temperaturat arritën në 47.2 gradë celsius, duke shënuar kështu rekord.
Mediat e huaja raportojnë se zjarrfikësit që luftojnë me zjarret e shumta, por ajri është aq i thatë sa shumë nga uji që hidhet nga avionët për të shuar flakët avullohet para se të arrijë në tokë.