Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Kaos në parlamentin serb, politikanët brohorasin në kor: Rusia, Rusia. Pengojnë Mogherinin të flasë (Video)

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federika Mogherini po zhvillon sot në Serbi një takim me politikanët serbë.

Por, gjatë fjalës së saj në parlament politikanët serbë kanë shpërthyer në brohërima ‘Rusia’, ‘Rusia’ duke penguar Mogherinin të flasë.

Mësohet të kenë qenë pikërisht deputetët e Partisë Radikale Serbe ata që kanë penguar zyrtaren e BE duke thënë në kor se nuk i’u duhet BE-ja.

“E kuptoj që keni një fushatë të gjatë për të bërë, por më mirë ruajei zërin për qytetarët tuaj” i tha Mogherini politikanëve duke iu kujtuar se së shpejti kanë zgjedhjet presidenciale.

Mogherini po zhvillon një vizitë 4 ditore në gjashtë shtetet e Ballaknit perëndimor dhe pasdite do të jetë në Tiranë ku do të takohet me krerët e shtetit shqiptar dhe përfaqësues të partive politike.

[iframe width=”560″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/RKVnMXZ7P3A?ecver=1″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Më shumë