Seanca plenare e kësaj të enjte nisi sërish me kaos në Kuvendin e Shqipërisë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita bllokoi foltoren duke vendosur karrige para foltotres. Nuk munguan as tymuesit.
Teksa po mbante fjalën live nga profili i tij në Facebook, Berisha debatoi ashpër me ministrin, Taulant Balla. Ish-kryeministri e cilësoi Ballën si kriminel dhe se shërben në funksion të banditëve të Elbasanit dhe të Rrajave. Debati agravoi më tej me Berishën, i cili iu drejtua Ballës me fjalët: “Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë!”
Sali Berisha: Të dashur qytetarë, e shihni atë kriminelin aty, ai është më kriminel se banditët e Elbasanit, se banditët e Bajrëve, se Rrajat, se gjithë të tjerët. Se ai është shërbëtor i shpifur i tyre. Është një fundërrinë njerëzore, që nuk njeh asnjë lloj kufiri dhe morali. Ai që mban sot mandatin e ministrit të Brendshëm, është një njeri që duhet të jetë prej vitesh në burg. Ai është i akuzuar për vrasje dhe mercenarët e tij që ka sjellë në SKAP i kanë vjedhur shiritat. Ai është i akuzuar për shoqërim- me fakte- në 54 raste në udhëtimet e tij jashtë shtetit, të Edmond Begos, ish-zëvendësit të Aldo Bares, të dënuar në Itali me 15 vite burg. Ai është i akuzuar, i faktuar, për udhëtimet e tij me Kolombo Gjokën, famozin e Metamorfozës. Ai është i akuzuar se ka liruar kriminelë nga komisariatet e policisë. Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë! Pra, ky është Taulant Begoja, i cili shkarkon oficerë policie se kishin IMSI Catcher epo Encrochat. Ky është hajduti, ky është krimineli që vodhi të dhënat e TIMS-it. Prandaj nuk lejohet komisioni hetimor parlamentar për TIMS-in. Por ne këtu jemi. I bindur të jesh ti se vrimë miu nuk do gjesh, komisioni do ndërtohet.
Kjo është seanca e katër që në Kuvend situata është kaotike. Deputetët e Partisë Demokratike janë shprehur se nuk do të lejojnë që seancat të zhvillohen normalisht deri sa të pranohen kërkesat e tyre për komisionet hetimore.
Situata në Kuvend
Lexo edhe: “Deja vu” në Kuvend, opozita grumbullon sërish karriget para foltores