Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Kaos në Kakavijë/ Policia dhe shqiptarët të paqartë nëse është pezulluar puna, drejtori i Kufirit: Presim reagim nga pala greke

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kaos dhe revoltë paraqitet në këto momente në pikën kufitare Kakavijë, ku prej ditësh qytetarët janë në pritje për të kaluar kufirin, por në këto momente thuhet se është pezulluar puna nga pala greke pasi është mbushur kuota prej 750 personash.

Megjithatë ky është ende një informacion i paqartë, pasi Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Kufirin në Gjirokastër, Arben Joco thotë se puna vijon dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar nga pala greke.

“Shqiptarët që janë të interesuar për të udhëtuar drejt Greqisë që nga dita e nesërme në shtetin Grek do të kalojnë ata që janë testin dhe duke plotësuar formularin e udhëtimit. Nga pala greke është vendosur edhe një numër limit, 750 persona, të cilët duhet t përmbushin kriteret dhe këto kritere do të vijojnë deri në një njoftim të dytë. E njëjta gjë bëhet edhe në Kapshticë, nëse këtu numri është 750, aty është 300 persona dhe aktualisht aty është pezulluar kalimi, duke pritur një njoftim të dytë. Deri tani po vazhdojnë të punojnë normalisht, presim njoftim nga pala greke si do të vijohet puna.

Aktualisht jemi në limitet e numrit, por nuk kemi një njoftim për mbyllje, shpresojmë që të marrim një njoftim pozitiv. Ne kemi të drejtë t’i sqarojmë kërkesat e palës greke, pala greke thotë nga dita e nesërme nuk do të lejohet asnjë shqiptar rezident pa pasur testin COVID. Deri tani jemi në limitet, jemi rreth 700, deri tani. Puna vijon, se ka shtetas atje, kjo është praktika, ato që janë atje kalojnë, jo problem policor po ato shëndetësor, ne presim që të jemi si do të vendoset, do të vijojnë apo jo. Numri prej 750 dhe testi COVID, ka qenë për datën 17 gusht, ne nuk kemi lajm të konfirmuar, presim si do të ecë”, tha Joco në prononcimin për mediat. 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img