Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kaos në doganën e Kakavijës, grekët: Asnjë shqiptar s’kalon kufirin nëse nuk përmbush dy kushte

Shkruar nga Newsbomb

Një sitatë kaotike vijon prej orës 00.00 të natës së mbrëmshme në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër.

Asnjë person nuk është lejuar të kalojë në anën tjetër të kufirit, pasi pala greke ka deklaruar se ka probleme me sistemin e kompjuterave.

Të vetmit persona që kanë mundur të kalojnë kanë qenë ata persona që kanë qenë të pajisur me dokumente greke, ose i përkisnin zonës Shengen.

Kjo situatë ka krijuar kaos dhe rradhë të gjata në doganë prej shumë orësh, ndërsa pala greke nuk jep shpjegime të tjera.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht me sistemin e kompjuterave, por kjo situatë vjen në kulmin e tensionit në Himarë, ku qeveria po zbaton projektin për regabilitimin e shtëtirores, ndërsa kanë ndeshur rezistencën e minitoritetit grek. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.