Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kaos në aksin Thumanë-Kamëz, makina luksoze përfshihet nga flakët

Shkruar nga Newsbomb

Një makinë luksoze mësohet se është djegur mbrëmjen e sotme pranë qytetit të Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve, mjeti tip “Porsche Panamera” ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje përgjatë autostradës Thumanë-Kazëm, ndërkohë që me të udhëtonin dy djem.

Të rinjtë kanë dalë menjëherë nga makina pasi kanë vënë re tymin, ndërsa incidenti ka shënuar një kaos të vërtetë trafiku.

Sakaq policia ka mbrritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu