Hapësire reklamuese

Rajoni

KAOS me zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk certifikon listat e 3 partive, mes tyre edhe Vetëvendosje

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja e KQZ ne Kosove

Kaos total për sa i përket zgjedhjeve të 214 shkurtit në Kosovë, pasi KQZ nuk ka certifikuar listat e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nsimës.

Listat e këtyre partive nuk janë certifikuar nga KQZ pasi këto parti kanë patur kandidatë që Këshilli Gjyqësor I Kosovës ka konstatuar që janë dënuar në 3 vitet e fundit.

Edhe pse partive u ishte dhënë mundësia që të zëvendësonin kandidatët e dënuar, ata nuk kanë pranuar dhe kanë çuar në KQZ të njëjtën listë, pork jo e fundit nuk ua ka pranuar.

Vetëvendosje duhej të zëvendësonte 5 kandidatë në listë, njëri prej të cilëve është kryetari edhe kandidati për kryeministër Albin Kurti, i cili nuk do të lejohet të kandidojë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu