Hapësire reklamuese

Rajoni

Kaos edhe në Maqedoninë e Veriut, deputetët sulmojnë nëkryetarin e Kuvendit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Kaos edhe në Maqedoninë e Veriut, deputetët sulmojnë

Pas kaosit në Kuvendin e Shqipërisë, janë shënuar tensione edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Depuetët e partisë “E Majta” kanë shkaktuar tensione në Kuvend. Ata kanë sulmuar nënkryetarin e Kuvendit, Goran Misovski, i cili ishte duke kryesuar seancën.

Apasiev dhe Kërmov kanë hedhur letra në drejtim të Misovskit, shkruan Alsat.mk. Dy deputetët kanë shkatërruar gjithashtu edhe kompjuterin e nënkryetarit.

LEXO EDHE: Kuvendi mbyllet me kaos, demokratët u vënë flakën karrigeve

Kërmov hodhi të gjitha sendet nga tavolina e nëkryetarit të Kuvendit. Ndërsa sekretarja e përgjithshme e qeverisë, Cvetanka Ivanova, e cila ishte pranë Misovskit, heq gotën e ujit që Kërmov të mos e thyejë dhe të lëndojë dikë.

Incidenti në Kuvend u shkaktua, pasi 87 deputetët e pranishëm në sallë nuk pranuan kërkesën e së Majtës për tërheqjen e Rregullores nga debati i sotëm. Pas këtij incidenti Misovski ndërpret seancën e Kuvendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese