Me kaos dhe panik është shoqëruar paraditja e sotme në stacionin nëntokësor të stacionit Holborn në Londër.
Të pranishmit kanë deklaruar se kanë dëgjuar një shpërthim të madh, çka shkaktoi shumë panik rreth orës 09.00.
Në video shfaqet qartë situata e krijuar, ku e gjithë zona është e mbuur me tym, ndërsa autoritetet rendin për të mbajtur situatën nën kontroll.
Pas vëzhgimit u mësua se gjithçka kishte ndodhur si pasojë e një problemi me një tren dhe shërbimet e emergjencave po hetonin ngjarjen.
Pas incidentit, gjithçka i është rikthyer normalitetit.
[iframe src='//players.brightcove.net/624246174001/ryaWt2q-W_default/index.html?videoId=5541469447001' allowfullscreen frameborder=0 ]
Sondazh
Poll