Reperi Kanye West është bërë sërish viral, pas publikimit të një videoje që ka shkaktuar shumë zemërim.
Reperi ishte rrugës për të parë fëmijët e tij, kur disa paparacë dhe fansat nisën ta filmonin. Duket se reperin kjo që e ka mërzituar duke e bërë që të dalë nga vetja.
Ai në fillim u kërkoi që mos ta filmonin, ndërsa më pas iu drejtua një gruaja duke i marrë telefonin dhe ia hedhur në rrugë.
“Ndal me kamerat, kur them ‘ndal’ dua të them ‘ndal’” dëgjohet të thotë ai.