Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Kanosi një vajzë për t’i marrë para dhe plagosi me thikë tre persona, arrestohet 21-vjeçari në Krujë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë 3 persona dhe ka kanosur një shtetase me qëllim për t’i marrë para.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Krujë.

Disa ditë më parë, i riu ka plagosur me thikë shtetasit B. V., D. V. dhe M. V.  ndërsa më 10 shtator ai dyshohet se ka kërcënuar një vajzë për t’i marrë një shumë parash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasin e shpallur në kërkim B. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Krujë.Ky shtetas, më datë 27.08.2021, ka plagosur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasit B. V., D. V. dhe M. V. Gjithashtu, ky shtetas, më datë 10.09.2021 dyshohet se ka kanosur shtetasen R. Sh., për t’i marrë një sasi vlere monetare”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img