Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kanosi me armë zjarri të vëllain, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Një 58 vjeçar është arrestuar pasi tentoi të kanoste me armë zjarri vëllain e tij në fshatin Çorogjaf, në Poliçan.

Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi Beqar Musej, 58 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf.

 Arrestimi i tij u bë pas një konflikti për motive të dobëta, të zhvilluar mes dy vëllezërve, ku 58-vjeçari ka marrë armën e gjahut duke hyrë me forcë në banesën e vëllait të tij, shtetasit N.M, 63 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikt brenda familjes. Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi kanosi me armë gjahu vëllain e tij

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Beqar Musej, 58 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf, Poliçan.

Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta ka marrë armën e gjahut dhe ka hyrë me forcë në banesën e vëllait të tij, shtetasit N.M, 63 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf, Poliçan. Policia e Skraparit sapo mori njoftim menjëherë organizoi punën dhe falë reagimit të shpejtë arritën të parandalonin përshkallëzimin e konfliktit.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale, “Dhuna në familje” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’’, parashikuar nga nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese