Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar për ‘Kanosje’ e ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak’.
Në pranga u vu shtetasi B. B., 39 vjeç pasi në rrugën “Zydi Herri”, pas një konflikti ka kanosur tre shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri “pistoletë”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë- Arrestohet një 39-vjeçar për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Sekuestrohet një armë zjarri “pistoletë”.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin: B. B., 39 vjeç.
Ky shtetas në rrugën “Zydi Herri”, pas një konflikti ka kanosur tre shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri “pistoletë”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.