
Një 65-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij.
Burime nga policia bëjnë me dije se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
Q.L., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me sopat bashkeshorten dhe djali e tij .
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.