Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Kang e lot m’shkoi jeta’, Çun Lajçi i emocionuar nga darka që shtroi Erion Veliaj për të: Djaloshi që e don Tironën n’mënyrën e vet e hap kantiere pune pa fund!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

072966aec095329edf0e9656da85c01e

Aktori dhe shkrimtari i njohur kosovar Çun Lajçi është emocionuar shumë nga darka që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shtroi në nder të tij, teksa shprehet se kryebashkiaku e nderoi veprën e tij përkundër bindjeve të majta.

Në një shkrim të gjatë dhe falenderues për Veliajn, Çun Lajçi tregon se në darkën e shtruar për nder të tij u shoqërua Irma Libohova, Altin Basha dhe Eduart Grishaj, ndërsa gjithë natën folën për personalitetet e shquara shqiptare si Robert Ndrenika, Reshat Arbanën, Tinka Kurtin e Naim frashërin.

Shkrimtari thotë se e këshilloi Veliajn që të fillojë sa më parë me themelet e Teatrit Kombëtar, ndërsa shton se kryebashkiaku e kuptoi dhe syte i bëri kokërr.

Shkruan Çun Lajçi:

Mbramë ngrehen dolli do artist për kopilin me plis

Jo, s’iu tregoj ku jam, se druaj mos m’hini n’andrra e shkrimet m’dalin t’shartueme me kokat tueja e bahem stërkopil. Ju nuk zgjedhni rrugë, s’kërkoni leje me lavrua shpirtnave t’huej! Jam djegë n’fjalët tueja t’akullta tash e sa vjet e po i fryj edhe kosit.

S’iu tregoj për shpellat e dimnit e mrizet e verës, ato i din veç kaçaku i Dragobisë, Alia i Rexheë Idrizit, që u kthye n’Rugovë me kambët e ngrime e me lahutën e zezë! 

Ai m’ka mësua me i lanë rrugët pa gjurmë, adresa e numra, e mos me iu besua syve t’kuq, atyne që venë kurtha për dhelpna. Unë jam ujk e ju s’ma duroni ulërimën!

Mua m’gjeni aty ku asht e bukura, ku bletët thithin art lulësh, aty ku ju s’keni skamli për prapanicat tueja.

Mua vetëm zanin mundeni me ma ndigjua e me ma lexua vetëm vargun, por jo edhe me m’pa ai syni juej i keq se stërkeqem edhe unë si ju!

Ju jeni vet shejtani, llapoçi për zile cjepësh!

Sa mirë me qenë vetvetja n’rrugët pa numëra, pa shtigje e zemrat tueja smirëzeza.

Sa mirë pa juve e sa mirë me miqtë që ngrehin dolli për shendetin tand e thonë t’paçim edhe për shumë vite mes nesh, kështu t’hareshëm, tue ia dridhë telat atdheut me vargun e përflakun!

Po, kështu tha mbramë ai i pari i Tiranës, kryebashkiaku, që shtroi darkë për artistët e kombit, n’shej nderimi për veprat e mia.

Unë edhe pse jam me mish e shpirt i djathti i artit tim, s’mujta me ia injorua bukën mikut, por ai s’di a ishte i sinqert kur ma shtrengoi dorën e m’tha ta dua burrninë e veprën rugovas!

Unë fola shkurt se trupshkurt e fjalë pak kam qëllua e nuk e zgjata.

Jam i vetvetës për t’qenë i jueji. I gjallë për t’qenë i atdheut e i lapsit për t’qenë kangë dhe n’dorë e mora sharkinë.

Hej, n’mesnatë n’zemrën e Tiranës u bana hija e Dervish Shaqës “Ani moj Shqipni mos thuej mbarova” e jehoi zani tue u përlasë ministrive e minareve.

Eduart Grishaj, regjisori i “Sofisë” e Irma Libohova ma shoqnuen zanin deri të kryetrimi, që rri mbi kalë tue ruejt Tiranën. 

Jam i malit e mali m’del përpara sa herë zbres n’Tiranë e sharkia ma forcon zanin, prandaj e marr si martinën n’krah, që t’ma forcoj zemrën i thashë këtij djaloshit, që krahu i djathtë e shanë, por që kishte ftua artistë me namë për me nderua libërshitësin që sheshet janë ba të tiat.

Jam i vetmuemi i bjeshkëve e kur zbres të Zogu i Parë, ujk bahem çufrrave për rreth Muzeut Kombëtar, tue kërkua Dedë Gjon Lulin me dhezë bashkë duhan e para m’del Çun Mula tue u zhdirgj prej Kastratit.

– Ku jam unë e Kastrati im, m’thotë, i bamë tym e mjegull. Ku asht Tringa e Smajlit?

Ku asht Marashi e t’bijtë e Calit?

Asht dashtë me i pru edhe ata, që t’mos mërzitet Deda i thashë, t’parit t’Tiranës, se ne pleqtë ia kuptojmë ma mirë shejat njeni tjetrit!

Edhe Ademit asht dasht me ia vu Isën përballë, se Buletini e Drenica e kanë ruejt Mitrovicën.

E prap zani i sharkisë u përplas me Sahat Kullën “Ani se n’Prishtinë aty pikë s’parit” e teli duel prej dyzenit!

Jam i malit u thashë, duromani kangën, se kangë jam ba shtatëdhetë vjet, tue hip perdeve t’sharkisë deri n’qiell, me iu pa juve këndej! Sonte keni me ma mësua mirë edhe emnin.

Ata prap zbrazën dolli për mua, t’lumtun që m’kan t’hareshëm n’tela e n’varg.

Çuni asht mojkomi i fundit i tha Altin Basha kryebashkiakut.

Shifej se e kishte t’vetin, t’krahut e t’mendjes!

Asht vazhda e Farukut, Bekimit, Abdurrahmanit. Por ky shkoi edhe ma përtej. U shkri n’poezi, n’prozë, u ba kangë n’lahutë!

Pastaj folem për Tinkën e filmit “Tana”. Për Naim Frashërin, jo t’filmit, po t’teatrit, t’shfaqjes “Vitit 61”.

Folem për Robert Ndrenikën, atë Bato Barmashin në “Moshën e Bardhë” t’marsit ’72!

Folem për Arbanën që s’ndjehet mirë e për t’mëdhejt e teatrit, tani edhe pa teatrin.

N’paq gjak arbëri n’dej, mos e zgjat po fillo me themelin e teatrit, se s’pushojnë gjamët e drrasave n’skenë, i thashë kryebashkiakut, që nuk e pata të qartë; shtroi darkë për mua apo për atë shitësin e librave me vathin e qenit n’vesh?

Rri me popullin, se zyret t’vetmojnë. Shikoje vetën n’sytë e tyne, se bahesh i madhë e kthehesh n’thjeshtësi!

Ndoshta m’ka kuptua se dashunisht i thashë si Leartit tim, e sytë i bani kokërr.

Mbramë hija e Dervish Shaqës e kaloi Lanën dhe erdhi n’Hotel Tirana.

– E kam vendin mes këtyne artistëve, o Erion Veliaj, se kangë e lot m’shkoi jeta. N’çufrrat për rreth Muzeut e dua edhe unë bustin tim!

Unë ia kuptova mëllefin, ndaj ia dridha telat sharkisë e ai tha “E lash borë e gjeta dimën”!

Unë veç e plotësova: Po mundohen do burra me ba verë, tue u takua n’Shkup e n’Shkodër!

Për juve që jeni ba merak se a kam pasë me hangër mbramë, po iu them: Për kopilin me plisin e bardhë n’krye, që mbledhë rrugëve bastardë me kuferin e thyem, mbramë shtroi darkë i pari i Tiranës, ai djaloshi që e don Tironën n’mënyrën e vet e hap kantiere pune pa fund!

Parkun të liqeni e amfiteatrin, duhesh me shkua me pa nji ditë tjetër, se ti e mban mend ate të ’99-tës m’tha, kur vrapoje mëngjeseve e muzgjeve si refugjat!

Edhe stadionin do ta shkelim bashkë javën që vjen m’tha, i lumtun për punët e mira!
Por ka edhe më shumë gabime me të cilat as vet s’pajtohem, m’tha kur iki mbas mesnatës! Ju mund ta shani, por ai e nderoi veprën time përkundër politikave e bindjeve të majta! Ju prap m’erdhet n’andrra me sytë e kuq e nga shpirtligësia më pështytë: Phu, ti kopil, qeni me vathin e verdhë n’vesh”!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img