Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E martë, 4 Tetor, 2022

“Kanë marrë fjalën patronazhist dhe e sjellin vërdallë”, Rama nga Durrësi: Rama: Punojnë vullnetarisht

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takimin me votuesit për herë të parë në Durrës.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se kjo forcë politike ka në bazë të saj organizimin dhe punën me njerëzit. Ai u shpreh se ditët e fundit fjala patronazhit është deformuar, teksa u ka shprehur falenderimet për punën, atyre dhe aktivistëve.

“Kanë zbuluar fjalën patrionzhist dhe e sjellin vërdallë duke e deformuar edhe kuptimin e saj. Ata nuk i dijnë se PS është një familje e madhe ku të angazhuarit punojnë vullnetarisht mbas pune, mbas shkolle duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbulur territorin e për të pasur komunikim derë e me derë e lagje më lagje, se beteja e PS është për të fituar mendjen dhe zemra e njerëzve.

Pastaj çuditen, se shkojnë e zbresin në fushën e lojës në lojën e dikujt që mendon se është i fituar. Kur hyn në fushën e lojës me ne, kuptojnë që nuk është kaq e leht. Kur shohin rezultatet është 74-78. Pse? Natyrisht për të gjitha gjërat që kemi bërë dhe natyrisht edhe për bindjen se PS është e vetmja forcë që mund ta cojë në majë, edhe për faktin se PS nuk është Edi Rama nuk janë disa ministra e disa deputetë, është një rrjet i tërë i të gjitha moshave, që janë në të gjithë Shqipërinë të angazhuar për të marrë rezultat.

Ju falenderoj ju dhe të gjithë patronazhistët dhe aktivistët. Sepse fitorja jonë është një fitore që krijohet nga puna nga angazhimi nga vendosmëria,” tha Rama ndër të tjera.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img