Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Kanë djegie në 90% të trupit”, flet infermerja e ambulacës për gjendjen e të plagosurve në Velipojë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Infermieria e ambulancës, ka folur në lidhje me gjenden e të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë.

Ajo u shpreh se gjendja e të plagosurve është e rëndë, pasi kanë djegie në 85-90 % të trupit. Ajo u shpreh se nga katër të plagosurit, dy janë në gjendje të rëndë dhe që janë nisur me helikopter drejt Tiranës.

“Kanë djegie 85-90 % të trupit, të gjithë janë një familje. Ngjarja ka ndodhur tek hoteli, janë nga Lezha kanë ardhur tel hoteli i tyre që kanë në Velipojë.

Referimi është bombol gazi. Janë gjetur në gjendje shumë të rëndë, kemi mbërritur ne, zjarrfikësja dhe ambulanca.

Tani dy janë në spitalin e Shkodrës, dy janë nisur me ambulancë. Po presim helikopterin për fëmijën dhe vajzën që janë në gjendje më të rëndë“, tha ajo për median.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel në Velipojë, ku kanë mbetur të plagosur pronarët.

Të plagosurit janë Alketa Gjoka 30 vjeçe, Daniela Gjoka 18 vjeçe, Klarisa Gjoka 15 vjeçe dhe Enrik Gjoka 11 vjeç.

Më shumë

spot_img
spot_img