Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Kanë bërë dhjetëra vjedhje, Policia “në gjueti” për grupin e hajdutëve që boshatisin shtëpitë pasi vënë në gjumë pronarët, përdorin spraj dhe…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prej disa muajsh, Policia e Shtetit është vënë në kërkim të një grupi hajdutësh që ka kryer shumë vjedhje në të gjithë territorin e Republikës. Pjesëtarët e grupit ende nuk janë identifikuar nga Policia, por bëhet me dije se autoritetet tashmë kanë grumbulluar shumë prova që ata kanë lënë pas, në banesat ku kanë grabitur.

Këta grabitës janë kthyer në tmerrin e banorëve të zonave ku ka pasur probleme me vjedhjet, të cilat zakonisht i kryejnë natën dhe në zona jo shumë të populluara. Ata hyjnë me forcë, herë të maskuar duke gënjyer të zotët e shtëpisë dhe përdorin një spraj që i vë në gjumë pjesëtarët e familjes ku hyjnë për të grabitur. Vjedhin çfarë të gjejnë, kryesisht para dhe bizhuteri.

ABC mëson se çdo natë, vetëm nga ky grup vidhen 5 banesa në zona të ndryshme gjatë orëve të vona të natës. Policia dyshon se këto vjedhje kryhen nga e njëjta dorë për shkak edhe të taktikës që përdoren në të gjitha rastet.

Një muaj më parë, në një prej banesave të vjedhura në një fshat të Lushnjës, si provë materiale policia sekuestroi shishen e sprajtit që kishin përdorur. Por, pas ekzaminimit të saj nuk u gjetën shenja gishtash.

Më shumë

spot_img