Kandidon për president në SHBA, senatori 78-vjeçar pëson atak kardiak

Publikuar tek: bota, më 13:16 05-10-2019 Kandidon për president në SHBA, senatori 78-vjeçar pëson atak kardiak Bernie Sanders

Miqtë e kandidatit demokrat për president, Bernie Sanders, kanë konfirmuar se ai kaloi një atak kardiak dhe për këtë arsye iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje emergjente.

Senatori u dërgua menjëherë në spital të martën, pas ankesave për një dhimbje në gjoks gjatë një fushate në Nevada.

78-vjeçari Sanders, iu nënshtrua një operacioni për shkak të një bllokimi në një nga arteriet. Ditën e premte senatori u shpreh se ndihej mirë teksa largohej nga spitali.

Doktoret thanë se Sander “ka bërë progres”, dhe është këshilluar “të ndiqet nga mjeku i tij personal”.

Edhe pse në një gjëndje të rënduar, 78-vjeçari u shpreh se: “Pas një pushimi të shkurtër, po përgatitem për tu kthyer sërisht në punë.

Me garën presidenciale demokratike në aktivitet të plotë, Sanders është zotuar për të marrë pjesë në debatin e drejtpërdjetë televiziv të Komitetit Ndërkombëtar Demokratik, që do të mbahet më 15 tetor.

Si një nga kandidatët më të vjetër në këtë fushë, Z.Sanders, mund marrë pyetje të shumta nga rivalët e tij rreth gjëndjes në të cilën ndodhet për të sfiduar presidentin e SHBA në zgjedhjet e Shtëpisë e Bardhë për vitin 2020.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arabia Saudite, masa reformatore për rritjen e turizmit, lejon burra dhe gra të huaja të flenë në një dhomë hoteli, edhe pa qenë të lidhur me njëri tjetrin
Banorët nën tension, një vullkan shpërthen 14 herë brenda natës në Meksikë »
Article Logic
Execution time: 0.013535976409912
array(1) { ["section"]=> string(75) "kandidon-per-president-ne-shba-senatori-78-vjecar-peson-atak-kardiak-180898" }