Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
3.1kmh
100 %
Hën
18 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
27 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Kandidon për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani: Lëviz me makinë modeste, një Ferrari që kushton 70.000 euro (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Xhemajl Hasani, kandidati për kryetar i Komunës së Podujevës në Kosovës, ka lënë pa fjalë drejtuesit e një emisioni ku ishte i ftuar, me një deklaratë të tijën. Kur është pyetur se me çfarë makinë lëviz, ai ka thënë se ka një mjet modest tip Ferrari.

Kur Hasani ka thënë se lëvizte me Ferrari që kushtonte 70.000 euro, gjithë të ftuarit nisën të qeshnin.

Pjesë nga biseda në emision:

Gazetarja: Me çfarë veture vozisni zoti Hasani?
Xhemajl Hasani: Lëviz me një veturë modeste, dhuratë prej familjarëve.
Gazetarja: Çfarë është modeste për ju?
Xhemajl Hasani: Me Ferrari. (Shkaktohen të qeshura në zyrë).
Gazetarja: Ferrari, veturë modeste? (qesh)
Xhemajl Hasani: Pse?
Gazetarja: Çfarë vlere ka?
Xhemajl Hasani: 70 mijë Euro.
Gazetarja: Dhe kjo është modeste për ju, apo jo?
Xhemajl Hasani: Po si të gjithë kandidatët e tjerë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img