Kandidon për herë të parë si deputet me 'Nismën Thurje' në zgjedhjet e 25 prillit, habit Pano Soko: Nuk dua të jem në pushtet, por në opozitë

Publikuar tek: politike, më 23:09 02-12-2020 Kandidon për herë të parë si deputet me 'Nismën Thurje' në zgjedhjet e 25 prillit, habit Pano Soko: Nuk dua të jem në pushtet, por në opozitë Pano Soko

Kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit në siglën e "Nismës  Thurje", Pano Soko ka pranuar se politika shqiptare bën fushatë negative dhe sipas tij njerëzit kanë nevojë të shohin përpara. 

Në intervistën për "Repolitix", Soko zbuloi disa nga propozimet që do të mbahen nëse zgjidhet deputet.

Por, Soko habiti me deklaratën e tij, ku tha se opozita do të ishte më e mirë për të se pushteti.

"Këtu ka shterpësi ideore. Mund të duan dhe kthim mbrapa. Njerëzit kanë nevojë për të parë përpara. Kjo është ajo çfarë ka munguar në ofertën politike. Është fushatë negative. Jo unë nuk bëj fushatë negative, evidentimi i një vjedhje hajdutërie nuk është fushatë. Propozimet që unë kam dhënë për pjesën e ekonomisë. Të gjithë do fillojmë të prekim sferat tona pak nga pak me propozimet që kemi ne.

"Dhe unë kështu e shof pozicionin tim në parlament. Nuk dua të jem në pushtet, do të doja të isha në opozitë. Ne kemi bërë një set, rreth 33 propozime. Unë kam 5 ide mirë keq. Kam filluar t'ua them njerëzve, më duan ma vlerësojnë bujrum të më ndihmojnë. Do marr projetk-ligjin dhe do ta çoj në parlament po  fitova. Taksat kryesore fiksohen, Anglia ka 100 vjet me taksa kryesore. Unë me këto propozime do shkoj te njerëzit dhe do tu kërkoj votën", përfundoi Soko.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nesër mblidhet OSBE nën kryesimin e Ramës, merr pjesë edhe zv.Sekretari i Shtetit të SHBA, diskutohet për disa çështje
»
Article Logic
Execution time: 0.013295888900757
array(1) { ["section"]=> string(143) "kandidon-per-here-te-pare-si-deputet-me-nismen-thurje-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-habit-pano-soko-nuk-dua-te-jem-ne-pushtet-por-ne-opozite-229972" }