Kandidatja që kryeson listën e PS në Vlorë, Pranvera Resulaj, gjatë fjalimin të saj u emocionua aq shumë sa u ngatërrua disa herë para kandidatëve socialistë në sheshin “Skënderbej’.
Kandidimi për herë të parë si deputete ka bërë që kandidatja socialiste të emocionohet përballë kolegëve të saj.
“Jemi pjesë e sfidës për të thyer rezulatin rekord që PS mori katër vjet më parë në qarkun ku Edi Rama ka vënë vulën e transformimeve rrënjësore. Vlora është krenari. Sot të thuash që jam nga Vlora, do të thotë të jesh nga vendi i flamurit, ku vota për PS dhe Edi Ramën ka dhënë shpresën për të ardhmen. E ka bërë Vlorën pasqyrën e ndryshimit dhe e dëshirës për të jetuar e për të punuar. Vlora nuk ndalet, nuk i jep askujt shansin për t’u kthyer pas. Vlora është vendi që ka kthyer historinë. Vlora më 25 prill ka një adresë të vetme Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, u shpreh Pranvera Resulaj.