Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
3.6kmh
100 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Kandidon për deputete, por Najada Çomo nuk e “lëshon” Infektivin: Do vazhdoj betejën deri sa të jetë edhe pacienti i fundit me COVID, kam qenë votuese e Ramës por ai nuk e dinte

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga profesioni i saj pavarësisht angazhimit në politikë.

Ajo është renditur e dyta në listën e PS në qarkun e Tiranës, por tha se do të vazhdojë të punojë pa shkëutje në spital edhe gjatë fushatës elektorale.

Për sa i përket kandidimit, ajo u shpreh se ftesa ka qenë e papritur, ndërsa tregoi se ka qenë votuese e Partisë Socialiste, por kryeministri Rama nuk e ka ditur kur e ka ftuar të kandidojë.

“Do vazhdoj betejën deri sa të jetë edhe pacienti i fundit me COVID-19. Nuk jam e shkëputur për ansjë çast që nga dita që jam lançuar si kandidate për deputete e PS, unë do të jem e pashkëputur.
Në spital nuk kam për të munguar, pasi fushata sot nuk është edhe shumë fizike për shkak të pandemisë. Do ta prek terrenin për fushatë pa e lëshuar kurrë spitalin.

Nuk bëhet fjalë që mund të ketë pasur menaxhim të pandemisë nga ana politike. Ne kemi punuar fort të gjithë si staf mjekësor. Është një staf shumë i madh brenda dhe jashtë territorit të spitalit Infektiv. Unë jam zgjedhur shefe e shërbimit para 2 viteve e gjysmë. Kam garuar në bazë të një CV dhe një programi. Profesioni im nuk është politik, por shkencor dhe human. Një pandemi nuk menaxhohet vetëm nga mjekët pa suportin e qeverisë, të kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu.  Ftesa ka qenë e papritur. Unë kam qenë votuese e zotit Rama, por ai nuk e dinte”, tha Çomo.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img