Hapësire reklamuese

Politikë

Kandidon në Tiranë, por Fatmir Mediu bën fushatë edhe në Fier: Nuk mund ta lëmë jetën tonë peng të regjimit të Ramës, për 8 vite u tall me shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
Kandidon në Tiranë, por Fatmir Mediu bën fushatë edhe

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, renditet i shtati në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, por ditën e sotme ka bërë fushatë në Levan të Fierit.

Ai ka kërkuar mbështetjen e banorëve të kësaj zone për kandidatin e koalicionit PD-AN, Ferdinand Çobon, teksa ka sulmuar kryeministrin Rama duke u shprehur se në 8 vite është tallur me shqiptarët.

Mediu tha se “nuk mund ta lëmë jetën, lirinë dhe të ardhmen peng të një regjimi të korruptuar si ai i Edi Ramës”, ndërsa shtoi se ky regjim është pandemia më e rëndë që ka parë Shqipëria.

“Ne nuk mund të lëmë as jetën, as lirinë tonë, as të ardhmen tonë peng të një regjimi të korruptuar, të drejtuar nga Edi Rama, të një njeriu që për 8 vjet vetëm u tall me shqiptarët, të një njeriu që për 8 vjet mashtroi shqiptarët, të njeriut që për 8 vjet inkriminoi Shqipërinë dhe e ktheu në qëndrën e trafikut të drogës, dhe po ky njeri mbas 8 vjetësh kërkon një mandat të tretë, se ma ka ndërprerë mandatin tërmeti, thotë, , pastaj ma ka ndërprerë pandemia thotë. Pandemi më të rëndë se regjimi i korruptuar dhe i inkriminuar i Edi Ramës, Shqipëria as ka parë dhe as nuk do të shohë ndonjëherë”, tha Mediu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu