Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kandidon në primaret e Tiranës, Jul Deda hedh votën: Sot është festë për demokratët dhe ditë zie për Erion Veliajn

Shkruar nga Newsbomb
Kandidon në primaret e Tiranës, Jul Deda hedh votën: Sot

Kandidati i primareve të Tiranës për bashkinë e kryeqytetit, Julian Deda ka votuar pak çaste më parë. Ai ka vlerësuar garën, në një deklaratë të shkurtër për media.

Aktori i humorit, i cili është mes shtatë kandidatëve që synojnë të zgjidhen nga demokratët për të garuar për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 2023, e ka quajtur procesin si “ditë feste për demokratët”, dhe “ditë zie” për kryebashkiakun socialist Erion Veliaj.

Deklarata e Dedës:

Proçesi është i shkëlqyer deri më tani. Ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në disa degë që të paktën unë kam parë. Dhe sot është një ditë feste për PD, dhe ditë zije për Erion Veliajn.

Ditë zie, sepse sot demokratët do të zgjedhin më të mirin edhe më të mirën.

Dhe tani, meqënëse jemi live në të gjitha mediat, kam një thirrje për të gjithë ata që nuk kanë votuar akoma, që janë nisur për të votuar, që e kanë me përtesë apo diçka e tillë, të shkojnë të votojnë, ta shprehin vullnetin e tyre me votë të lirë.

Procesi është i shkëlqyer. Të shkojnë te kutia e votimit, të mendojnë dhe në fund të votojnë numrin shtatë. Ju falenderoj të gjithëve. Faleminderit! Fitore!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll