Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kandidojnë të dy në Elbasan/ Hajdari shpërthen ndaj Taulant Ballës: Vendlindja juaj është zona më e varfër në Shqipëri! Keni 30 vite dhe s’ngopeni

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e1f863084ed23104157e2915dbed4202

Deputetja Rudina Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj kolegut të saj socialist Taulant Balla, lidhur me gjendjen ekonomike dhe sociale të zonës së Elbasanit, Librazhdit.

Hajdari e cila do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit në Elbasan, i ka vënë në dukje Ballës se zona që e ka mbështetur atë, vendlindja e tij është zona më e varfër në Shqipëri (dhe pse nga analizat e bëra nga Monitor u cilësua Kukësi si qarku më i varfër në Shqipëri).

Përmes fjalës së saj në Kuvend, Hajdari u ka bërë thirrje qytetarëve që reflektojnë dhe të zhbëjnë këtë klasë politike që sipas saj ka 30 vjet që e vjedh popullin e saj.  

Fjale e Hajdarit sot në Kuvend

“Taulant, a e di ti që vendlindja jote, zona që të ka mbështetur kaq shumë me vota, që të ka bërë një njeri të rëndësishëm, është më e varfëra në Shqipëri.

Më e varfëra Taulant!

Si ka mundësi që ju jeni shkëputur kaq shumë, që ju ka ikur fare ndjeshmëria, që nuk doni tja dini më për njerëzit por e keni mendjen vetëm te fitimet tuaja personale?

Si ka mundësi që keni 30 vite në politikë dhe nuk ngopeni?

Por dua tju them edhe dy fjalë qytetarëve të mirë:

Të dashur qytetarë, asgjë nuk do të ndryshojë nëse ne të gjithë sillemi njësoj. Nëse kjo klasë politike për 30 vite të ka sjellë varferi, papunesi, korrupsion dhe emigrim, nëse e mbështet me votë, je duke mbështetur varferinë, papunesinë, korrupsionin dhe emigrimin. Je duke votuar kundër të ardhmes së fëmijëve, je duke votuar kundër vetes tënde.

Te dashur shqiptarë të mirë e punetorë, duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, që të ndryshojë realiteti.

Ka ardhur koha që me këtë klasë politike të sillemi, sic sillemi me rrobat e vjetra kur ato grisen e konsumohen. Duhet ti paketojmë dhe ti hedhim te koshi i vjetërsirave.

Unë jam e bindur që kjo do të ndodhë, e ndiej kudo qe kjo do të ndodhë.

Këta do humbasin, e reja do fitojë!”

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img