Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kandidoi përballë Lukashenkos, aktivistja e njohur bjelloruse viziton nesër Tiranën

Shkruar nga Newsbomb
Kandidoi përballë Lukashenkos, aktivistja e njohur bjelloruse viziton

Aktivistja e njohur bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya njofton se ditën e nesërme do të vizitojë Shqipërinë.

Ajo vjen në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Sipas njoftimit të saj në Twitter gjatë takimit ditën e nesërme do të diskutojë për dy çështje kryesore.

“Për angazhimin e Shqipërisë në OSBE në lidhje me krizën e Bjellorusisë dhe për anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, shprehet ajo.

Sviatlana Tsikhanouskaya është udhëheqësja e forcave demokratike Bjelloruse, për të cilët vëzhgues të shumtë të pavarur thonë se mundi presidentin autokrat Alexander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale më 9 gusht 2020.

Ajo hyri në garë pasi burri i saj u arrestua për aspiratat e tij presidenciale.

Pas internimit të saj, Tsikhanouskaya frymëzoi protesta paqësore të pashembullta në Bjellorusi, disa prej të cilave numëronin qindra mijëra njerëz.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll