Tirana
broken clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
0.5kmh
75 %
Mër
19 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Kandidimi i Najada Çomos në listat e PS-së, gazetari tregon arsyet: Ja pse doktoresha s’ka ç’i bën hiç sistemit politik

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i njohur Mentor Kikia ka bërë një koment lidhur me kandidimin e drejtoreshës së Infektivit Najada Çomo si deputete në listat e PS-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kikia shprehet se ndryshe nga sa thotë kryeministri Edi Rama, Çomo nuk mund të ndryshojë asgjë në politikë.

Sipas tij, nuk është hera e parë që politika u hap derën njerëzve që nuk kanë qenë pjesë aktive e saj, po asgjë nuk ndodhi.

“Këta njerëz që u “importuan” vetëm për qëllime elektorale, ose u bënë më keq se ata që gjetën në parlament, ose nuk mund të bëjnë asgjë, pasi askush nuk i dëgjoi”,- thotë ndër të tjera Kika.

Postimi i plotë:

Politika e sëmurë dhe shpresa tek doktorët

Pashë shumë fyerje e sharje ndaj doktoreshës së njohur Najada Çomo, në rrjet, pse ajo vendosi të heqë bluzën e bardhë dhe ti drejtohet fushë-betejës së politikës. Nuk është e para, e nuk do të jetë as e fundit, as majtas e as djathtas.

Pa asnjë dyshim, sot ne kemi humbur një mjeke që i duhet aq shumë sistemit të shëndetësisë, dhe kemi fituar një politikane që s’ka ç’i bën hiç sistemit politik. Por është e drejtë e saj të zgjedhë  çfarë do të bëjë me karriereën e saj.

Zoti Rama tha se doktoreshë Najada do të vijë që të mos bëhet një nga deputetët e radhës, por të ndikojë që të tjerët të bëhen si ajo. Nëse edhe vetë doktoresha mendon kështu, atëherë mendoj se duhet ta sigurojmë se e ka të humbur betejën.

Nuk është herë e parë që politika u hap derën njerëzve që nuk kanë qenë pjesë aktive e saj. 8 vjet më parë PS mori borxh shumë njerëz nga shoqëria civile. Më herët PD kishte bërë të njëjtën gjë me KOP-in. U shtua numri i grave, duke thënë se ato do ta zbusin politikën, do ta bëjmë ne qytetare, më civile etj etj.

Por asgjë nuk ndodhi.

Këta njerëz që u “importuan” vetëm për qëllime elektorale, ose u bënë më keq se ata që gjetën në parlament, ose nuk mund të bëjnë asgjë, pasi askush nuk i dëgjoi.

Ndaj unë sot nuk u bashkohen atyre që e shigjetojnë doktoreshën pse dëshiron ti futet politikës, por jam i bindur se doktoresha, edhe nëse e ka për mision, nuk do të mund të shërojë asnjë plagë nga trupi i kësaj politike.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img