Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Kandidimi i Çomos dhe Bozos për PS, Preç Zogaj: Respekt për inxhinieren dhe doktoreshën, por Parlamenti nuk është…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f36420b1f1faac7cb8bb6668a0251dbf

Publicisti dhe gazetari i njohur, Preç Zogaj në një intervistë ka komentuar ftesën që i bëri kryeministri Edi Rama inxhinieres Luljeta Bozo dhe mjekes së Spitalit Infektiv Najada Çomo për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PS.

Ai u shpreh se ka respekt për personat në fjalë, por tha që Parlamenti nuk është panteon apo tabelë nderi.

“Respekt maksimal për inxhinieren e mirënjohur Luljeta Bozo. Ajo ka dhënë për gratë dhe burrat e çdo moshe një shembull të angazhimit intelektual e profesional, sidomos me rastin e termetit. Ajo jep sërish një shembull të vitalitetit në angazhim. Doktoreshë Çomo po ashtu.Të kemi në Kuvend njerëz publikë me kontribute në vend të personave pa formim apo me rekorde kriminale është një gjë për tu përshëndetur.

Thënë këtë, nuk mund të mos vëmë në dukje (dhe kjo s’ka lidhje me personalitetin e dy zonjave të nderuara), faktin se Kuvendi nuk është panteon apo tabelë nderi, siç e konceptojnë liderit që kanë në dorë listat nga A-ja te Zh-ja edhe kur i marrin nga bota e narkotrafikut, edhe kur i marrin nga katedrat. Kuvendi është arenë dhe dukej të ishte vendi i përfaqësuesve të popullit.

Në fakt populli nuk zgjedh më asgjë. Shumica e kandidateve dhe deputetëve nuk janë votuar kurrë dhe nuk dihet çfarë impakti kanë në publik në lidhje me votën; listat de fakto të mbyllura dhe mënyra e hartimit të tyre nuk u jep mundësi qytetarëve të shprehen me votë dhe të peshojnë me votë njërin dhe tjetrin”, tha Zogaj.

Më shumë

spot_img
spot_img