Hapësire reklamuese

Politikë

Kandidatura për Avokat të Popullit, 42 deputetë të PD mbështesin Ahmet Prençin, grupi i Alibeajt “preferon” Ledio Brahon

Shkruar nga Newsbomb
Kandidatura për Avokat të Popullit, 42 deputetë të PD

Një grup prej 42 deputetësh demokratë kanë shprehur mbështetjen e tyre  për Ahmet Prençin, lidhur me  kandidaturën për Avokatin e Popullit.

Ndërsa sa i takon grupit të Enkelejd Alibeajt  është arritur në mënyrë unanime në mbështetja e dy kandidtëve Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj.

Në grupin e PD u zhvilluan disa raunde analize dhe votimi. Në përfundim të këtij mekanizmi preferenca e grupit të PD është Ledio Braho.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.