Hapësire reklamuese

Bota

Kandidatja për presidente e KE: Do mbështes hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Newsbomb
Kandidatja për presidente e KE Ursula von der Leyen

Kandidatja për Presidente e Komisionit Europian, njëkohësisht ministre e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen ka premtuar mbështetjen e saj për hapjen e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave në Maqedoni, von der Leyen dha një përgjigje pozitive ndaj kërkesës së Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, që i kërkuan ministres gjermane të Mbrojtjes të vazhdojë me politikën e zgjerimit të Komisionit të mëparshëm.

Hapja e bisedimeve të pranimit me Tiranën dhe Shkupin u rekomandua nga Komisioni Europian i kryesuar nga Jean-Claude Juncker si këtë vit ashtu edhe në vitin 2018, por Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi të shtyjë vendimin dy herë. Vendimi përfundimtar pritet të jepet në tetor të këtij viti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese